Në kuadër të përvjetorit të 100-të të krijimit të saj, biblioteka e komisisë, sot biblioteka e Shkodrës “Marin Barleti” hapi dyert me ekspozitën e librave më të vjetër të cilët ruhen në të.
Personalitete të larta të qytetit, studiues, pedagoge etj. shikuan nga afër librat e rrallë të cilët janë kryesisht kopje të vetme dhe ruhen eksluzivisht në këtë godinë.
Vëmendjen e të pranishmëve për një moment e tërhoqi drejtori i bibliotekës, Gjovalin Çuni, i cili lexoi deklaratën e krijimit e këtij institucioni. Ky nuk është aktiviteti i vetëm i organizuar nga kjo bibliotekë në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm. Një material më të detajuar në lidhje me ekspozitën dhe historikun e kësaj biblioteke, do ta ndiqni të shtunën në orën 20:40 në emisionin “Star Memory”