“Një shekull dije, vatër drite, burim diturie dhe prosperiteti për jetën” ishte motoja që ftoi ish- drejtorë, mësues të dalë në pension dhe nxënës në festën e organizuar në 100 vjetorin e hapjes së shkollës 9- vjeçare “Ndoc Mazi”. Në një atmosferë festive, drejtues të shkollës, te arsimit dhe të pushtetit lokal uruan këtë përvjetor të rëndësishëm për shkollën dhe arsimin në Shkodër.

Ndërkohë, për mësuesit që për shumë vite kanë dhënë mësim në këtë shkollë, rikthimi në këtë 100 vjetor është një emocion I veçantë.

Emocionues rikthimi në shkollë dhe festimi I 100 vjetorit është edhe për ish- nxënësit.
Në ambjentet e shkollës “Ndoc Mazi” u hap edhe një ekspozitë e regjistrave të parë të shkollës, një arkivë e pasur që dokumenton kontributin e jashtëzakonshëm të mësuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle ndër vite.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 23.10.2023
Artikulli tjetër“MELODI E HESHTUN” EKSPOZITA E FRIDA SELFO