Simon Gjoni, një prej figurave më të shquara të artit e muzikës u përkujtua në 100 vjetorin e lindjes së tij. Aktivitetet festive u përmbyllën në qytetin e Shkodrës, ku Simon Gjoni, kompozitori e dirigjenti virtuoz lindi dhe nisi karrierën e pasur artistike. Disa prej emrave të njohur të muzikës interpretuan veprat e Simon Gjoni në hollin e teatrit “Migjeni”.
Djali i tij Andis Gjoni i cili ndjeku rrugën e babait në muzikën klasike, thotë se emri i Simon Gjoni nuk lidhet vetëm me hitin e parë ndërkombëtar shqiptar “Lule Borë” por edhe me shumë vepra të tjera të artit serioz. Simon Gjoni nuk la asnjë peng pas duke përmbushur gjitha misonet e tij në jetë. Kompozitori Zef Çoba i cili ka shumë kujtime personale e profesionale me Simon Gjonin thotë se koha thirri këto artistë të mëdhenj në një periudhë të vështirë që Shqipëria po kalonte pas pushtimit shekullor.
Simon Gjoni lindi në vitin 1923 dhe u nda nga jeta në vitin 1991 duke lënë pas vepra me një vlerë të madhe muzikore. Ky koncert me disa prej pjesëve më të njohura të kompozuara nga Simon Gjoni u përmbyll me këngën himn të tij “Lule Borë” interpretuar nga Armando Likaj, Erinda Agolli dhe Denis Skura.