Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njëkohësisht zv. Presidenti i UEFA-s, Armand Duka mori pjesë në festën e organizuar nga Federata e Futbollit në Lituani, me rastin e 100-vjetorit të pranimit të saj në FIFA.

Në takim morën pjesë edhe personalitete të futbollit botëror, mes të cilëve edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, teksa Duka ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

I pranishëm në festën e organizuar ishte gjithashtu edhe presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, Agim Ademi, i cili ka pozuar në krah të kreut të FSHF-së.

Artikulli paraprakNATO MIRATON DËRGIMIN E FORCAVE SHTESË NË KOSOVË, STOLTENBERG: PRISHTINA DHE BEOGRADI T’I …
Artikulli tjetërTETORI ROZË, ARMANDA BEGAJ: MOMENT PËR REFLEKTIM, BASHKË EDHE NË KËTË SFIDË TË JETËS