28 nëntori i vitit 1919, dita kur shoqnia Vllaznia por edhe organizata të tjera dhe intelektual të Shkodrës bënë nje manifestim duke firmosur një memoriandum për të drejtat e shqiptarëve në kohën kur në Shkodër ndodheshin ende forcat aleate është përkujtuar në një aktivitet në muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër. Kuratori dhe studiuesi

Eduart Grishaj tregon se si u arrit që të ngritej flamuri shqiptar në kalanë Rozafa.

Përgjegjësi i muzeut të dëshmisë dhe kujtesës në Shkodër Pjerin Mirdita tregon per rëndësinë e këtij manifestimi të qytetarëve shkodran udhëhequr nga shoqnia Vllaznia.
Ky aktivitet ishte parashikuar që të zhvillohej në festat e nëntorit por u shty ashtu si të gjitha aktivitetet e tjera pas tërmetit të 26 nëntorit.

Artikulli paraprakSHKOLLA E DOBRAÇIT, KLASA E PARË PREJ KOHËSH PA DRITA
Artikulli tjetërISH-DEPUTETJA DENONCON RASTIN E FAMILJES NGA LEZHA