Sonte në mbrëmje godina e Kryesisë së Kuvendit u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës.

“Mbështetja e Shqipërisë do të vazhdojë e palëkundur deri në çlirimin e Ukrainës dhe paqes së qëndrueshme, kthimin e rendit ndërkombëtar dhe rindërtimin e plotë.

Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen”, shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

Artikulli paraprakAPELI I GJKKO E LA NË BURG, REAGON META
Artikulli tjetërPËRFUNDON SEANCA MARATONË, VOTOHET NË PARIM PROJEKTBUXHETI PËR VITIN 2025