1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit.

Aktualisht, kërkohet një mjet i ushtrisë dhe katër forca ushtarake për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20, ndërkohë që kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me oren 19.00 të një dite më parë. Kuota maksimale është 8.70 m.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ME RIKUPERIMIN MË TË SHPEJTË TË TURIZMIT NË EUROPË, RRITJA MË E LARTË E NET QËNDRIMEVE PËR VITIN 2022
Artikulli tjetërRESHJE BORE DHE RRËSHQITJE DHERASH NË VERI, ARRSH APEL SHOFERËVE: UDHËTONI ME KUJDES DHE PËRDORNI GOMAT DIMËRORE