1040 vizita janë regjistruar në qendrën shëndetësore verore të Velipojës në muajin qershor. Mjekja Aida Alimadhi tregon se vizitat më të shpeshta kanë qenë të pushuesve të prekur nga virozat, ndërsa nuk mungojnë as të sëmurët kronikë.

Duke marr shkas nga rritja e temperaturave, mjekja këshillon pushuesit që të bëjnë kujdes gjatë ekspozimit në diell dhe t’i drejtohen qendrës shëndetësore për çdo problem.

Ndërkohë, në këtë qendër shëndetësore janë marrë të gjitha masat për të ofruar shërbim 24 orë tregon mjekja.

Përgjatë muajve korrik dhe gusht pritet që fluksi I vizitave në qendrën shëndetësore verore në Velipojë të rritet, si shkak edhe I fluksit më të madh të pushuesve në Velipojë.

Artikulli paraprakZBARDHET DJEGIA E MAKINËS SË POLICIT NË LEZHË
Artikulli tjetërRRËZOHEN PEMËT, RREZIKOHEN KALIMTARËT