Deri tani tre kandidatë nga listat e PD-së kanë pranuar që të marrin mandatin e deputetit,

ndërkohë që sot 103 kandidatë nga listat e tjera vijuese dorëzuan në KQZ formularët për të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit.

Megjithatë, pavarësisht këtij vendimi të kandidatëve të listës vijuese, vetëm kur KQZ-ja të thërrasë emrat e kandidatëve dhe nëse brenda 10 ditëve nuk dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit, mandati quhet zyrtarisht i refuzuar.

Deri tani Lefter Maliqi, Majlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo nga listat e PD-së kanë pranuar që të marrin mandatin.

Nga LSI-ja sot u betuan katër deputetë të rinj, ndërsa nga lista vijuese sot kanë pranuar mandatin edhe tre të tjerë.

Artikulli paraprakLINDJET NË 2018-ËN,MË TË ULËTAT QË KUR KA NISUR REGJISTRIMI NË 1923
Artikulli tjetërLIROHEN 6 POLICËT E PORTIT TE DURRËSIT