Materiale të rralla nga shtypi i kohës që i bënin jehonë krijimit të shtetit shqiptar dhe 103 prej telegrameve të qeverisë së Ismail Qemalit janë ekspozuar në Vlorë në Muzeun Historik dhe në atë të Pavarësisë.
Materialet ekspozohen për herë të parë për qytetarët. Një ekspozitë me materiale dhe dokumenta nga shtypi i kohës janë bërë publike në Muzeun Historik të Vlorës, ditën e 103 vjetorit të shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë. Qëllimi është njohja me peripecitë e kaluara për të arritur deri tek bërja fakt e shtetit shqiptar. Në 103 vjetorin e shtetit, në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë janë bërë publike për herë të parë 103 nga 399 telegramet të qeverisë së Ismail Qemalit.