“Hëna e Përgjakur” dhuroi mbremjen e se premtes një spektakël të vërtetë në qiell dhe të gjithë të pasionuarit pas dukurive astronomike kanë nxituar të bëjnë shkrepjen e “artë”, për ta pasqyruar sa më bukur fenomenin e rrallë.

Ky i sotmi ishte eklipsi më i gjatë i hënës në shekullin e 21-të, pasi nisi rreth orës 20:00 për të përfunduar në 00:00.

Teksa rritej dhe arrinte eklipsin e plotë, sateliti natyror i Tokës është shndërruar në një hije të mrekullueshme të ngjyrës kafe dhe të kuqërremtë.

Një pjesë e eklipsit ishte i dukshëm nga Evropa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerikës së Jugut.

Eklipsi filloi gjatë kohës kur Hëna u ngrit mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën.
Eklipsi hënor “Hëna e Përgjakur”, fenomeni natyror më i gjatë i këtij shekulli u shfaq edhe në Shqipëri.

Toka u vendos në vijë të drejtë me diellin dhe hënën, duke prodhuar kështu një nga fenomenet hapësinore më spektakolare.

Gjatë këtij eklipsi, hëna, sateliti i vetëm natyror që ka Toka, ndryshoi nga e argjendtë në një të kuqe kërcënuese, për shkak të bllokimit të dritës së diellit nga hija e tokës.

Hëna, dielli dhe toka u renditën në vijë të drejtë. Protagonist i këtij eklipsi ishte edhe planeti mars i cili u shfaq si një yll i shndritshëm.

Rreth orës 21:30 hëna ishte e zënë e gjitha dhe u shfaq ajo që shkencëtarët e pagëzuan “Hëna e Përgjakur”. Fenomeni natyror tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të shumtë.

Eklipsi nisi rreth orës 20:00 të mbrëmjes dhe zgjati deri rreth orës 00:00. Spektakli qiellor u pa nga të gjithë përveçse atyre që banonin në Amerikën e Veriut.

Me fat ishin ata që jetojnë në Evropën Lindore, Afrikën Qendrore dhe Lindore dhe Azinë Juglindore pasi kishin edhe pamjet më të mira të gjithë procesit.

Eklipsi tjetër hënor do shfaqet në 21 janar të vitit 2021. Ndërsa përpara këtij do shohim eklipsin e diellit në korrik 2019, i cili pritet të jetë gjithashtu spektakolar

Artikulli paraprakDENONCIMI, LOJTARI NJË VIT PA U PAGUAR TEK VLLAZNIA
Artikulli tjetërEDICIONI I RI FUTBOLLISTIK, VLLAZNIA ASNJË LËVIZJE