Urime në këtë 105-vjetor të themelimit, Vllazni! Ditë e shënuar për Vllazninë, klubin më të vjetër shqiptar të futbollit. Me 16 shkurt 1919, sportistë të njohur shkodranë të asaj kohe, do të formonin Shoqërinë Sportive Vllaznia, që do të kujdesej për shumë sporte përfshirë futbollin.
Edhe kryetari i Bashkise Shkoder Benet Beci ka uruar permes nje postimi ne Facebook.
“Gëzuar ditëlindjen Vllazni ❤️💙 Me 16 Shkurt 1919, do të themelohej Shoqëria “Vllaznia”.
#105vite krenaria e Shkodrës, “Nderi i Kombit””
Shkodra, ky djep i futbollit shqiptar, për më shumë se një shekull ka nxjerrë me qindra futbollistë të shquar, që kanë dhënë kontribut për Vllazninë, skuadrat e tjera shqiptare dhe pa dyshim për përfaqësuesen e Shqipërisë.
Vllaznia është një nga skuadrat më të titulluara në vend (bashkë me Tiranën, Dinamon dhe Partizanin) me 9 tituj kampion, 8 Kupa dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.
Për të kuptuar madhështinë e këtij klubi në futbollin shqiptar mjafton të përmendim emra të tillë si Loro Boriçi, Sabah Bizi, Astrit Hafizi, Medin Zhega, Ramazan Rragami, Rudi Vata, Vioresin Sinani, Hamdi Salihi etj.