105-vjetori i Migjenit, Biblioteka dixhitalizon vargjet e pacensuruara

Me rastin e 105-vjetorit të lindjes së Migjenit, Biblioteka Kombëtare dixhitalizon vargjet e pacensuruara nga diktatura. Vargjet që publikohen zyrtarisht në trajtë digjitale i përkasin vëllimin poetik “Vargjet e lira”, botim i vitit 1944. Biblioteka Kombëtare njofton se lexuesi mund t’i gjej online këto vargje dhe fletët e librit të dixhitalizuar në faqen zyrtare të saj. Këto vargje mund të shfletohen dhe të shkarkohet në çdo pajisje elektronike si kompjuter, laptop, kindle, book reader, smartphone, tablet, kudo dhe kurdo, njoftohet në faqen zyrtare te institucionit. Migjeni, i pagëzuar me emrin Millosh Gjergj Nikolla, është një nga të rrallët poetë që në një moshë shumë të re arriti të shfaqte një talent të madh. Ai rrojti vetëm 27 vjeç, e megjithatë mbetet një zë origjinal në poezinë shqipe. Kush nuk e ka lexuar dhe kush nuk e kujton Poetin e Mjerimit, të Baladës qytetase, të Flamujve të melankolisë, të Lulit të Vocërr, të Kangëve të Rinisë. Migjeni ka krijuar vargje e prozë që kanë stil, emocion e bukuri artistike edhe pse kanë kaluar rreth 80 vjet nga koha e shkrimit. 105

Artikulli paraprakARRESTOHEN KATER PERSONA,TRE PREJ TYRE ZYRTARE TE BASHKISE PUKE
Artikulli tjetërRAMA REAGON PER PROPOZIMET E METES:KERKOJNE DISKUTIM TE GJERE