“Migjeni” per Migjenin ishte titulli i aktivitetit te zhvilluar mbremjen e se Enjtes ne teatrin “Migjeni” te qytetit te Shkodres.
Me rastin e 105-vjetorit te lindjes te autorit te shume veprave te njohura, aktoret shkodrane te teatrit interpretuan poezi dhe proza te ndryshme nga repertori i Migjenit. Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, tha se edhe sot perdoren shprehjet e poezite e tij dhe dha mesazhin e saj nga nje varg i Migjenit. Ndersa, mbesa e Migjenit, Angjelina Ceka, theksoi se veprat e Migjenit duhet te jene me prezente ne programet mesimore, pasi nxenesit ne shume shkolla te vendit sot nuk i bejne veprat e tij. Migjeni vjen natyrshem ne shkodër, sic ai i shkroi ketij qyteti, problemeve te tij dhe nje realiteti te prekshem qe e jetojme edhe sot .