Ishte 26 gushti i vitit 1910, ndërsa erdhi në jetë një ndër emrat më të njohur të humanizmit sot në të gjithë botën, Nënë Tereza. Qyteti i Shkodrës e njeh mirë humanisten e madhe, e cila që prej fillimit ët viteve të demokracisë ka marrë nderimin që i takon.
Në Shkodër gjendet shtëpia muze e Nënë Terezës, e cila mban një gamë të gjerë të materialeve të saj. Në këtë shtëpi, e cila tërheq mjaft vizitorë, sidomos të huaj, ndodhen objektet e familjes së Nënë Terezës, e cila ka jetuar në vitet ’32-’33 të shekullit të kaluar. Pronari i shtëpisë, Tonin Prela, na tregon detaje të objekteve, në dhomën e gjumit dhe në kuzhinë.
Në tryezën e dhomës së pritjes ndodhet një letër e shkruar nga vetë dora e Nënë Terezës, e cila shpreh dashurinë për popullin shqiptar.
Edhe pse prej vitesh një muze, shtëpia ku familja e Nën Terezës ka qëndruar duket se është braktisur nga të gjitha instancat shtetërore. Askush nuk është interesuar për të dhënë një kontribut sado të vogël për njohjen e saj më gjerë.