Ishte 26 gushti i vitit 1910, ndërsa erdhi në jetë një ndër emrat më të njohur të humanizmit sot në të gjithë botën.Sot është ditëlindja e Shën Nënë Terezës e cila feston 109 vjetorin e lindjes dhe absurd është fakti se si monumentet e kulturës bashkë me pushtetin vendor e kanë braktisur këtë ditë duke mos organizuar asnjë aktivitet në nderim të kësaj figure.

Në Shkodër gjendet shtëpia muze e Nënë Terezës në rrugën “Ludovik Saraci”, dikur lagjia “Badra” e cila mban një game të gjerë të materialeve të saj. Në këtë shtëpi, e cila për hir të së vertëtës tërheq shumë pak vizitorë ndodhen objektet e familjes së Nënë Terezës, e cila ka jetuar në vitet ’32-’33 të shekullit të kaluar.

Pronari i shtëpisë, Tonin Prela është ai që kujdeset për të mirëmbajtur këtë shtëpi muze e cila është braktisur nga cdo institucion. Tonini ka ruajtur me fanatizëm banesën ku ka qëndruar familja e humanistes së madhe e cila ka qenë rreth 17 vjeçe kur ka jetuar për pak kohë në qytetin e Shkodrës.

Në tryezën e dhomës së pritjes ndodhet një letër e shkruar nga vetë dora e Nënë Terezës, e cila shpreh dashurinë për popullin shqiptar.Në shtëpinë muze ndodhen disa objekte që i përkasin familjes së Nënë Terezes, si karrika, tryeza disa orendi tjera apo edhe mulliri I kafës. Vendosja e pllakës në derë u bë në vitin 2010 nga Këshilli Bashkiak I Shkodrës dhe ka qenë I vetmi investim I kryer nga institucionet publike.

Por kush ishte Nënë Tereza?
Nobelistja shqiptare Anjezë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup.Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë.Nëna Terezë ndërroi jetë më 5 shtator 1997.Për vlerat e saja jetësore, Nëna Terezë nga Kisha e Shenjtë në Vatikan u shpall Shën Tereza. Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë.

Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesënë sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Artikulli paraprakMETA: NËNË TEREZA SHEMBULLI I SOLIDARITETIT NJERËZOR
Artikulli tjetërARGJINATURA E LUMIT KIR MBULOHET NGA MBETJET URBANE