Në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” u mbajt takimi “1094 km drejt Ligjit për Rininë” i iniciuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Për herë të parë Shqipëria do të ketë një ligj për rininë.

Qarku Shkodër është vendtakimi i 8 i programuar për të prezantuar projektin para të rinjve nga mosha 18-29 vjeç.

Zëvëndës ministri i Arsimit Shpati Kolëgega shpjegon se ky ligj së pari parashikon konsultimin më të gjithë të rinjtë, para hartimit dhe prezantimit të tij në Kuvend për miratim.

Gjatë fjalës së tij, Adem Bekteshi, rektor i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” thekson se ky takim është i rëndësishëm për të gjithë të rinjtë që duan të jenë pjesë e programeve inovative të qeverisë.

Brenda këtij viti, Ministria e Asimit Sporti dhe Rinisë synon të përfundojë hartimin e ligjit. Në bazë të këtij projekti pritet që gjatë vitit 2019 të shtohen edhe qendrat rajonale rinore.

 

Artikulli paraprak“ÇERTEFIKATAT E PRONËSISË PËR FERMERËT BRENDA VITIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTOHEN HAPËSIRAT E GJELBËRTA