Rreth 100 student nga qyteti i Shkodrës iu bashkuan sot protestës kombëtare të studentëve përpara Kryeministrisë.Grumbullimi i tyre u bë sot rreth orës 9 pranë ish-5 Heronjve.
Për ta ishin planifikuar dy autubusë dhe udhëtimin e protestuesve e mundësoi djali nga Shkodra Samuel Shkjau i cili studion për Juridik në këtë qytet. Ai thotë e pjesmarrja nga Shkodra ishte masive
Studentët në rang kombëtare janë grumbulluar sot sërish për të protestuar para Kryeministrisë, pasi qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar apo negociuar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës së studentëve.