Kanë kaluar 15 vite që nga dita kur e gjithë bota u trondit dhe ndryshoi, në 11 shtator 2001 goditen Kullat Binjake në zemër të New Yorkut.

15 vite më pas Amerika ndalet në kohë  për të kujtuar tragjedinë në Ground Zero. Sulmet mbi qendrën tregtare dhe në Pentagon bashkuan të gjithë vendin edhe pse vendi është i ndarë ndërsa është  duke u zhvilluar fushata presidenciale  ndoshta më e e forta deri më tani. “Frika e terrorizmit nuk duhet të  mbys vlerat tona. Nuk duhet të ndjekim ata që na ndajnë  apo të reagojmë në një mënyrë që ndikon në shoqërinë tonë” ishte ky mesazhi që presidenti Obama dha në vigjilje të ceremonisë përkujtimore. “Vetëm duke mbrojtur vlerat tona  respektojmë trashgiminë  e ngjyrave që humbëm” nënvizoi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Më pas ai kujtoi se në 11 shtator 2001 humbën jetën 3 mijë persona të cilët i përkisnin besimeve të ndryshme fetare, njerëz që vinin nga të gjitha racat . më 11 shtator të vitit 2001, 15 vjet më parë, 19 militantët ekstremistë islamikë të grupit Al-Qaeda rrëmbyen katër aeroplanë dhe kryen sulme vetëvrasëse në katër vende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke shkaktuar 3000 të vrarë.Dy nga avionët goditën të ashtuquajturat kullat binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, avioni i tretë goditi Pentagonin, kurse i katërti, u rrëzua në një fushë në Pensilvani, pa mundur të realizojë objektivin – përplasjen me Shtëpinë e Bardhë.

Artikulli paraprak2X15, HAPET EKSPOZITA FOTOGRAFIKE NË SHKODËR
Artikulli tjetërVLLAZNIA-PARTIZANI, CUNGU PRITET TË MOS BËJË NDRYSHIME