Nga viti 2004 deri në vitin 2012 në Shtëpinë e Fëmijës 6-14 vjec në qytetin e Shkodrës janë birësuar 11 fëmijë, prej të cilëve 10 në Amerikë dhe një në Itali.

Këtë e bën të ditur në një intervistë për Star Plus Drejtori i këtij institucioni Gëzim Mahmutaj i cili theksoi se edhe 2 fëmijë të tjerë janë kontigjent për birësim drejt Suedisë. Mahmutaj e shikon me shqetësim të madh birësimin e fëmijëve nga familjet e huaja që sipas tij familjet shqiptare janë të pakta ose aspak të predizpozuara për birësim. Mësohet se familjet birësuese mbajnë kontakt të vashdueshem, së paku për 2 vjet me inspektorët e komitetit te birësimeve.Në shtëpinë e fëmijes 6-14 vjec ndodhen 43 fëmije rezidencial, ku një pjesë gjatë stines së veres kthehen me dëshire pranë familjeve të tyre për të shkuar me pushime.

Artikulli paraprakGRABITJET, NJË PROBLEM AKTUAL PËR SHKODRËN!
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKJA ADEMI INSPEKTON PUNIMET NE INFRASTRUKTURË