Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Një nga kandidatët më me shumë pikë, emri i të cilit do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm.

Kandidatët:

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Skënder Hita

Artikulli paraprakBILANCI MË TRAGJIK QË PREJ VITIT 2006, SULMET AJRORE IZRAELITE VRASIN MBI 492 NJERËZ NË LIBAN
Artikulli tjetër1 VIT NGA SULMI NË BANJSKË, KURTI: SERBIA ËSHTË PËRGJEGJËSE! OSMANI: LIRIA DHE KUFIJTË TANË TË PAPREKSHËM