Rreth 559 milionë lekë është fondi I parë që është dhënë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. 11 kontratat janë firmosur me kompanitë pas negociatave dhe pa prokurim paraprak.
Prej tyre 8 marrëveshje janë të ministrisë së mbrojtjes
11 kontrata janë firmosur me negocim pa shpallje paraprake, ku në fokus do të jenë rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti si dhe e institucioneve të dëmtuara. Në total shuma e marrëveshjeve shkon në 558.919.530 lekë.
Në buletinin e prokurimeve publike bëhet e ditur se universiteti i Tiranës ka akorduar 3.462 mijë lekë për riparime në godinën e universitetit. Ndërsa për godinën e Fakultetit Gjeologji Miniera janë dhënë 4.955 mijë lekë. Marrëveshje këto të shpallura me kompanitë që do të kryejnë punimet.
Ministria e Mbrojtjes me negocim ka dhënë tre kontrata për mbikëqyrjen e punimeve në banesat në Durrës, Shijak, Kavajë e Rrogozhinë. Vlera totale shkon në 4.574.258.
Sa i përket ndërhyrjeve me punime po ashtu janë 4 kontrata. Rreth 120 milionë lekë janë dhënë për ndërhyrjen në Durrës, ku fituesi tashmë është shpallur. 157 milionë lekë do të marrë kompania që ka nënshkruar për banesat në Durrës e Shijak , 157,510 mijë është një tjetër kontratë që përfshin banesat vetëm në Shijak dhe 111 milionë lekë për ndërhyrjen në Rrogozhinë.
Sipas të dhënave zyrtare Kontratat fillestare janë lidhur në përfundim të zhvillimit të një procedure me mjete elektronike.