Alvin Berisha 11-vjeçari shqiptar I mbetur në kampin Al Haol nuk është në kujdesin e Save The Children. Ka qenë kjo përgjigja e këtij kampi për median shqiptare.

“Alvin Berisha nuk është nën kujdesin e Save the Children në kampin Al Hol. Duke marrë në konsideratë këtë çështje të komplikuar të fëmijëve të juaj në Verilindje të Sirisë, ne do të preferonim për të mos komentuar apo spekuluar se çfarë është duke ndodhur me të dhe se si është ai”, thuhet në përgjigjen e Save the Children.

Për kthimin e Alvinit pranë babait të tij që jeton në Itali është angazhuar edhe qeveria shqiptare, ku vetë kryeministri Rama i ka premtuar babait Afrim Berisha se do të bëhet gjithçka që Alvini të kthehet sa më parë.

Kampi me mbi 70 mijë persona ka me mijëra fëmijë, shumica e të cilëve kanë lindur aty, dhe gjithçka është në kufijtë e mbijetesës. Al Hawl është kampi më i madh në kufi me Turqinë, 29 mijë gra ndodhen aty jo vetëm nga Lindja e Mesme por edhe Evropa, gra luftëtarësh të ISIS.

Artikulli paraprakE VËRTETA ZJARRIT QË U MORI JETËN 72 NJERËZVE, GABIM I ZJARRFIKËSVE
Artikulli tjetërI PANDEHURI GODET PROKURORIN MENJËHERË PAS PARAQITJES SË AKTAKUZËS