SHENJTORJA SHQIPTARE U SHNDËRRUAR NË SIMBOL TË TË VARFËRVE. Shënohet sot 11 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës, shenjtorja shqiptare që u shndërrua simboli i ndihmës për “më të varfrit “, të cilëve ajo u kushtoi jetën e saj. Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, në vitin 2003, ajo u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali II, një moment që i ka hapur rrugë shenjtërimit të saj.

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, që më vonë e ndryshoi emrin në Nënë Tereza, lindi në Shkup më 1910, nga prindër shqiptarë.Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës. Nëna e saj superiore dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo dhe në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhri. Motra Anjezë bëhet atëherë Nënë Tereza për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese dhe vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë.Që nga ai momenti Nënë Tereza iu dedikua tërësisht të varfërve. Pas disa përpjekjeve, arriti të siguronte një ndërtesë të shekullit të XIX, pranë tempullit Kali, ku do të priste të gjithë ata që vuanin nga tuberkulozi, nga dizanteria, ose tetanozi, të cilët nuk i pranonin spitalet. Për 40 vjet, më shume se 30 000 persona u trajtuan ne ketë godine deri sa ndërruan jete. Për Nënë Terezën, garantimi i “një fundi të denjë” për ata që kanë “jetuar si kafshë” ishte një detyrë. Krahas kësaj, ajo punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të lebrozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara. E veshur gjithnjë me mantelin e bardhë, me shirita blu të urdhrit të Misionareve të Bamirësisë, Nënë Tereza e kishte zakon të thoshte se vepra e jetës së saj nuk ishte veçse “një pikë lehtësimi në një oqean vuajtjesh”.Ajo nuk e pranoi asnjëherë famën duke thënë se gjithçka e bënte për hir të dashurisë së Zotit. Por fama e Nënë Terezë u përhap ne mbare globin në vitin 1970, kur gazetari i njohur britanik, Nugerixh, shkroi një libër dhe xhiroi një film për jetën e saj të titulluar “Diçka e bukur per Zotin”. Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.“Shenjtore e të varfërve”, Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Pak para se të ndahej nga jeta, urdhri i themeluar prej saj kishte 4000 motra, në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.Sot Nënë Tereza prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta, të cilin e formoi në vitin 1950.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/k611iSS-iVo?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak“SHQIPËRIA E MADHE: PUNIMET NË VAZHDIM”
Artikulli tjetërSHIROKË, PËRPLASJE DEKLARATASH PËR SHKOLLËN E RE