Mbrëmjen e djeshme, policia italiane e Terme Vigliatore, arrestoi një shtetas shqiptar, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale I.J, 47 vjeç.
Policia kishte vënë re disa lëvizje të dyshimta të shqiptarit dhe për këtë kishte nisur ta vëzhgonte.
Shqiptari në mënyrë të përsëritur vazhdoi ta kontrollonte zonën për rreth disa minuta, sikur të fshihte diçka dhe më pas u fut në shtëpi.
Lëvizjet e dyshimta të 47-vjeçarit e bënë policinë që t;i ushtronte shqiptarit një kontroll në shtëpi.
Në shtëpinë e shqiptarit policia gjeti 82 vazo qelqi të paketuara, që ishin të mbushura me marijuanë, pesha totale e së cilës shkonte në 110 kg.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikut.