Shqipëria feston 110-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912 vendi ynë u shpall i pavarur. Në këtë datë që është më e rëndësishmja për shqiptarët në Shkodër u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit.
Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia duke uruar ditën e flamurit u shpreh se Shqipëria vijon të përballet me disa sfida si shpopullimi.
Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni theksoi se të gjithë duhet të bashkohemi për ëndrrën e madhe të shqiptarëve, antarësimin në Bashkimin Europian.
Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një mision u shpreh kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadia që nuk duhet ndalur asnjëherë.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të organizuar nga bashkia Shkodër në 110-vjetorin e Pavarësisë morën pjesë edhe deputetë, autorite fetare, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe qytetarë të ndryshëm duke iu bashkuar kësaj feste të mbarë shqiptarëve. Star Plus uron gjithë shqiptarët gëzuar ditën e flamurit.