Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në New York me rastin e 110 vjetorit të shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA’. Në një postim të bërë në Facebook, Meta shpreh mirënjohjen për përpjekjet e vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin kombëtar, europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa ka shtuar se me përpjekjet e tyre kanë ndikuar në procesit integruese të vendit.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”. Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

Artikulli paraprakABAZOVIÇ PRANON FTESËN E ZELENSKYT, KA NJË IDE SE KUSH DUHET T’I BASHKËNGJITET NË VIZITË
Artikulli tjetërÇFARË DUHET TË BËNI PARA GJUMIT, QË TË KENI NJË ZGJIM TË MIRË