Në një aktivitet që shënoi 111-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi rritje pagash për efektivët.
Ai tha se policinë e presin sfida, teksa paralajmëroi që shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit do të ketë modele të përdorimit të inteligjencës artificiale.