111-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë eshte festuar edhe në Lezhë.Ceremonia nisi pranë obeliskut të “Besëlidhjës” në qender të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet lokale, në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar

Më pas aktiviteti festiv u zhvendos në qendren kulturore të fëmijeve, ku në fjalen e tij kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu teksa vlersoi sakrificen e të gjithë atyre që kontribuan në pavarësinë e vendit, tha se festa e flamurit është një ditë bashkimi pa ngjyrime politike.

Veprimtaritë për Diten e Flamurit në Lezhë u mbyllen me një koncert festiv, me protagonist nxënësit e shkollave të qytetit të cilët u bënë pjesë e interpretimeve të ndryshme kushtuar pavarësisë së Shqipërisë.

Artikulli paraprakTONIGHT – 28.11.2023
Artikulli tjetërMARRËVESHJA PËR REFUGJATËT, PROTESTË NË LEZHË