Shqipëria feston 111- vjetorin e pavarësisë. Në këtë datë të rëndësishme për vendin tonë u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit.

Kryetari I bashkisë Shkodër Benet Beci përcolli urimin e tij në këtë datë të shënuar për të gjithë vendin.Ndërkohë, kryebashkiaku Beci deklaroi se do të punojë më shumë për qytetin e Shkodrës.

Në ceremoninë e ngritjes së flamurit të organizuar nga bashkia Shkodër në 111-vjetorin e Pavarësisë morën pjesë edhe deputetë, autoritete fetare, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe qytetarë të ndryshëm duke iu bashkuar kësaj feste të mbarë shqiptarëve. Star Plus uron gjithë shqiptarët gëzuar ditën e flamurit.

Artikulli paraprakDUHANI: GËZUAR FESTËN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërLLAZANI: MË SHUMË VËMENDJE PËR FIGURAT E KOMBIT