112-vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Lezhë. Ceremonia u mbajt pranë obeliskut të “Besëlidhjes” në qender të qytetit, ku u ngrit flamuri dhe u vendosen kurora me lule nga autoritetet lokale dhe qëndrore, në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme për kombin shqiptar
Në fjalen e tyre kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjergj Prendi teksa uruan 28 nentorin vlerësuan sakrificen e të gjithë atyre që kontribuan në pavarësinë e vendit.
I pranishem në festen e flamurit në Lezhë ishte dhe Ministri i Drejtesisë Ulsi Manja, i cili vlersoi këtë ditë të shenuar për kombin shqiptar.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për 112-vjetorin e Pavarësisë ra ne sy mungesa e përfaqësuesve të opozites, në këtë qytet.