Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazaoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, ku pritet që të takohen me presidentin Volodimir Zelenskyn.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë.

Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenskyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferncë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Artikulli paraprakKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT! TEMPERATURAT ARRIJNË NË 33 GRADË
Artikulli tjetërHARTA GJYQËSORE NË SHQIPËRI, VOA: SHQETËSIM DHE NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE