12 studentë në Erasmus – Vlahutin: Program trajnimi për ekipin negociator me BE

Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, vlerësoi 12 studentët shqiptarë që përfituan bursa studimi në programin Erasmus plus. Vlahutin tha se kjo është një eksperiencë e shkëlqyer pasi jep mundësinë e shkollimit dhe krijimit të mundësive të reja, ndërsa tha se tashmë është hapur skemë e re trajnimi për ata që duan të jenë pjesë e ekipit negociator mes Shqipërisë dhe BE. 12 studentë shqiptarë përfituan bursa nga programi i Bashkimit Europian për arsimin Erasmus plus. Kreu i delegacionit të BE në Tiranë, Romana Vlahutin, vlerësoi studentët shqiptarë dhe tha se me këtë program i pret një eksperiencë e shkëlqyer. Vlahutin: Ju po filloni një nga eksperiencat më të mrekulluesme duke studiuar në Universitetet më të mira të Europës, duke krijuar miqësi dhe marrëdhënie të reja që do ju ndjekin gjithë jetë. Kjo është ajo që Erasmus ka bërë këto 30 vitet e fundit. I ka dhënë 9 milionë personave mundësinë për të studiuar, trajnuar, të vullnetarizojnë apo të fitojnë ekpsperiencë profesionale jashtë shtetit. Eshtë 3 herë më shumë se popullsia e Shqipërisë, pra mund të imagjinoni se sa marrëdhënie miqësore dhe dashuri ka patur, sa shumë dijeni ka prodhuar. Ambasadorja Vlahutin tha gjithashtu se tashmë ka një skemë të re bursash për ata që duan të jenë pjesë e ekipit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Vlahutin: Ne gjithashtu po lançojmë një skemë të re bursash masteri për çështje që kanë lidhje me Bashkimin Europian për ata që duan të jenë pjesë e administratës që do të negociojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Erasmus plus është iniciativa e Komisionit Europian për arsimin, trainimin, sportin dhe punësimin e të rinjve, një projekt për vitet 2014-2020.

Artikulli paraprak15 TON DROGË NË VLORË, LIHET I LIRË INSPEKTORI I POLICISË, BURG PËR 8 TË TJERËT
Artikulli tjetërISHTE DUKE PRERË DRU, BURRI RRËZOHET DHE VDES