12-vjeçari dogji të pastrehun, nuk ndiqet penalisht në Serbi

Djaloshi 12-vjeçar që vrau një të pastrehë në Serbi nuk do të hetohet për shkak të moshës së tij të mitur. I mituri duket se ka qenë nën shoqërinë e dy bashkëmoshatarëve të tij, 12 dhe 13 vjeç, kur vendosi t’i vinte zjarrin një dysheku të përdorur nga i pastrehu në qytetin verior të Novi Sadit. I pastrehu ndërroi jetë në spital për shkak të djegieve të pësuara mëngjesin e së mërkurës. Policia thotë se djemtë ishin marrë në pyetje me prindërit e tyre të pranishëm, e më pas u lanë të lirë për shkak se ishin nën 14 vjeç, mosha më e vogël pas së cilës një njeri mund të mbahet i përgjegjshëm për një ngjarje kriminale. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” citoi shefin e policisë për krimet e të miturve, Olivera Zecevic, të ketë thënë se procedimet penale nuk do të nisin, edhe pse “policia e gjeti autorin e asaj ngjarjeje”. Zecevic tha se, me rëndësi ishte që prindërit e dinin se ku ishin fëmijët e tyre dhe morën përgjegjësinë për udhëheqjen e sjelljes së tyre. Policia pritet të hetojë tashmë nëse ekzistojnë bazat për të hetuar prindërit e tyre në këtë rast, siç deklaroi avokati Milan Alanovic për televizionin serb “RTS”. Kufiri minimal i moshës për të cilin njerëzit mbahen përgjegjës për krime të ndryshme varion nga vendi në vend në Europë, nga 10 vjeç në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, deri në 16 vjeç në Rusi. Televizioni serb tha se djaloshi i mitur i kishte vënë zjarrin dyshekut të të pastrehut rreth orës 3:30 të mëngjesit të së mërkurës. Zjarri u përhap me shpejtësi në rrobat e viktimës, i cili ndërroi jetë edhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Viktima ishte një person i moshës 52-vjeçare. Policia, gjithsesi, vijon hetimet mbi atë çfarë ndodhi dhe se çfarë hapash duhet të ndërmarrë në të ardhmen.

Artikulli paraprak10-VJEÇARJA RRIT MOTRAT E VOGLA PAS VDEKJES SË NËNËS
Artikulli tjetër‘PROSTITUTË, DO TË DJEG ME ACID!’, 30-VJEÇARI TORTUROI GRUAN PASI AJO HAPI FACEBOOK