E mitura nga Derviçiani pavarësisht përpjekjes së të atit nuk mbijetoi dot nga zjarri që ra mbrëmjen e djeshme në banesë. Mësohet se vajza ishte me çrregullim të spektrit autik.

Në momentin që ra zjarri në banesë, fëmija u fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes, babai e gjeti vajzën të asfiksuar. Fqinjët flasin të dëshpëruar për ngjarjen e rëndë.

“U fut vajza në tualet ju zu fryma dhe vdiq. U fut babai ta nxirrte u dogj dhe ai”.

Babai dhe vajza ndodheshin vetëm në shtëpi. Shkak ishte një pakujdesi nga ndezja e një qiriu që kjo familje po ndriçohej prej kohësh pasi prej disa ditësh nuk ka pasur dita.

49 vjeçari Irakli Ndriço pësoi djegie të shumta në trup. Ai u dërgua nga fqinjët në spitalin e Gjirokastrës. Fatmirësisht ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut pas ndërhyrjes së parë në repartin e reanimacionit. Pak orë pas kësaj tragjedia, për ironi të fati, në fshat u rikthye energjia elektrike.

Artikulli paraprakPAS 9 VITESH, ADRIANA MATOSHIT I RIKTHEHET SËMUNDJA E RËNDË
Artikulli tjetërGIORGIO ARMANI MERR NDERIMIN MË TË LARTË CIVIL TË ITALISË