Humanistja me origjine shqiptare “Nene Tereza” mbush plot 12 vjet nga lumturimi i saj. Në Shkodër ka një shtëpi muze të Nënë Terezes, ku ka jetuar familja e humanistes së madhe Gonxhe Bojaxhi, e cila falë jetës së saj në shërbim të njerëzve u bë e dashur për të gjithë globin.

Banesa qe sic dihet gjendet në një nga lagjet e vjetra të qytetit të Shkodës, në rrugën “Ludovik Saraci”, pak metra larg sheshit të “Trumës së Dugajve të Reja”, vazhdon te mos kete ate vemendjen e duhur nga asnje institucion. Fale mikpritjes se zotit te shtepise Tonin Prela ne donim ti risillnim ne vemendje edhe nje here qytetareve Shkodrane brendesine e shtepise.Kjo eshte Gonxhe Bojaxhiu, e njohur ne mbare boten si Nënë Tereza e Kalkutës e cila u lumturua ne 19 tetor te 2003 nga Papa Gjon Pali i Dyte.Në mjediset e shtëpisë muze prej katër dhomash, aty ku kanë jetuar nëna e saj, së bashku me motrën dhe vëllain e saj, gjenden sende, pajisje, fotografi e dëshmi rreth historisë së familjes së Nënë Terezes. Me iniciativën e qëndrës “Rruga e Paqës” në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Monumenteve të Kulturës , para pak vitesh shtëpia në fjalë u shndërrua në një objekt muzeal ky ne krye ishte Ervin Gjini dhe tekniku Agim Agovi.

Artikulli paraprak“NËNË TEREZA”, “BASHKON” POLITIKËN BASHA DHE RAMA NË NJË LINJË
Artikulli tjetërMISIONI I MIRËSISË, SË VËLLEZËRVE TË NËNË TEREZËS NË BUSHAT