Më shumë se 120 mijë turistë kanë hyrë dhe dalë përmes dy pikave kufitare të qarkut Shkodër, në Muriqan dhe Han të Hotit në 3 ditët e fundit. Kjo periudhë e vitit është më e ngarkuara pasi janë të shumtë emigrantët që kthehen në vendlindje apo edhe turistë nga e gjithë bota që zgjedhin të kalojnë pushimet në vendin tonë. Më shumë se 50 mijë është numri I shtetasve të cilët kanë lëvizur përmes pikës kalimit kufitar në Muriqan, ndërsa pjesa dërrmuese kanë hyrë dhe dalë përmes pikës së kalimit kufitar në Hanin e Hotit.

Nga 120 mijë shtetasit, rreth 77 mijë kanë hyrë përmes këtyrë dy pikave kufitare në vendin tonë, ndërsa rreth 43 mijë të tjerë kanë dalë jashtë vendit. Shumica e turistëve që hyjnë përmes këtyre pikave janë nga vendet e Bashkimit Europian, si Italia, Gjermania, Hollanda, Franca dhe jo vetëm. Shtete këto prej të cilave vijnë numri më I madh I turistëve të huaj që vizitojnë pikat turistike të vendit.

Ky fluks pritet të shtohet edhe më tepër në ditët në vazhdim, ndërkohë që duke filluar nga fundi I gushtit, nis rikthimi I emigrantëve në vendet ku jetojnë dhe punojnë, po ashtu edhe I turistëve. Aktualisht, në këto 2 pika të kalimit kufitar po punohet me të gjitha kapacitetet për përballimin e fluksit.

Artikulli paraprakSUPERLIGA PA TË DREJTA TELEVIZIVE DREJT SHTYERJES, FSHF: KËRKESË E 7 KLUBEVE
Artikulli tjetërZBARDHET KONFLIKTI NË PIKËN E KARBURANTIT