Është luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ndeshja e kthimit Vllaznia-Flamurtari e vlefshme për turin e parë të Kupës së Shqipërisë . Shkodranët kanë kaluar të parët në avantazh me anë të një goditje dënimi për Vllazninë nga një pozicion diagonal, Mala harkon në zonë dhe mbrojtësi Juriç bën një gjuajtje spektakolare, duke mposhtur portierin dhe rezultati shkon 1-0 për Vllazninë.

Në pjesën e dytë kishte tentative nga të dy skuadrat por asnjëra nuk arrin të shënojë duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 2-1 në favor te Flamurtarit. Në vetëm 2 minuta nga nisja e shtetsës Kruja vertikalizon te Aralica, që del i vetëm me portierin, dhe rezultati shkon 2 – 0 për shkodranët . Mala shërben në zonë për Krujën, që godet tokazi me të djathtën dhe shënon golin e tretë, dhe rezultati është në favor të Vllaznisë .

Vllaznia arrin kështu që të kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Artikulli paraprakKUPA E SHQIPËRISË/ VLLAZNIA-FLAMURTARI SHKON NË SHTESË
Artikulli tjetërZYRTARE NGA BORDI I TRANSPARENCËS, ULET ME 5 LEKË ÇMIMI I NAFTËS NË VEND, JA SA DO TË SHITET BENZINA DHE GAZI