8,773 pacientë janë aktivë me COVID në të gjithë vendin. Situata në spitalet COVID vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. 256,117 që nga fillimi i epidemisë kanë fituar betejën me COVID.
Rastet pozitive me COVID në 24 orët e fundit janë në këto bashki: 122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.
Testime totale 1,712,427
Raste pozitive 268,304
Raste të shëruara 256,117
Raste Aktive 8,773
Humbje jete 3,414