Në sezonin e verës në Shkodër do të jenë 13 aktivitete artistike e kulturore që do të zhvillohen me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës për të mirëpritur turistët e huaj dhe vizitorët vendas. Drejtorja rajonale e Trashëgimisë Kulturore Besara Podgorica shprehet se kjo bëhet me qëllim për të argëtuar sa më shumë të gjithë ata që zgjedhin Shkodrën gjatë verës.
Ndërkohë koncertet dhe aktivitetet e tjera nuk janë të fokusuara vetëm në qendër por edhe në zona të tjera si Shiroka, Zogaj apo Ura e Mesit dhe të tjera pika turistike.
Një prej koncerteve të rëndësishëm që do vijojë të zhvillohet në Shkodër është ZA Fest i këngëtarit Vlashent Sata.
13-të aktivitetet kulturore janë parashikuar për të gjitha grupmoshat për të lënë një shije sa më të mirë tek turistët.