Rrëzimi I bustit të diktatorit Enver Hoxha në shkodër u përcoll si një ngjarje e pashembullt në mediat lokale të asaj kohe. Pjerin Mirdita, drejtor I muzeut “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër tregoi disa nga artikujt e publikuar në gazetën “Jeta e Re”.
Reagim pas demonstratës ishte edhe mbyllja e muzeut ateist në Shkodër, unik në të gjithë botën.
Këto artikuj të cilët pasqyruan një anë të 13 dhjetorit janë të ruajtura në muzeun “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër, ndërkohë që janë përdorur edhe për raste të tjera studimi