TË DHËNAT NGA OPERATORI I SHPËRNDARJES TË ENERGJISË ELEKTRIKE. 13,234 familje shkodrane do të përfitojnë nga falja e faturave nga Operatori i Shpërndarjes të Energjisë Elektrike.
Kjo shifër bëhet e ditur nga burime pranë OSHEE, njësia Shkodër. Sipas këtyre të dhënave ku përfshihen qyteti dhe fshati në total janë 13,234 fatura që do të fshihen nga sistemi. Po sipas këtyre burimeve falja e faturave ndahet në dëm ekonomik dhe energji e pa matur. Sa i përket dëmit ekonomik për abonentët familjarë në Shkodër janë 12,485 fatura në total që do të fshihen nga sistemi. Sa i përket dëmit ekonomik për abonentë privat janë 605 fatura në total. Në lidhje me energjinë e patur në vitet e kaluara numri i faturave që do të fshihen nga sistemi nuk është edhe aq i madh. Për abonentët familjar janë 28 fatura dhe për abonentët privat janë 116 fatura. Në total për të gjithë Shqipërinë janë afro 54 mijë fatura afrofe të konsumatorëve të cilët janë keqfaturuar nga CEZ në atë kohë për vitet 2010-2011. Ky vendim u bë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama dhe administrator i OSHEE Ardian Çela. Jo vetëm periudha 2010-2011 por edhe në vitet më tej, derisa CEZ u largua nga Shqipëria, ankesat e konsumatorve për keqfaturim kanë qenë të shumta. Për këtë arsye Enti Rregullator ka shqyrtuar të gjitha ankesat e depozituara. Pas shqyrtimit të ankesave si nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe Entit Rregullator të Energjisë rreth 54 mijë konsumatorë rezultojnë që kanë bërë pagesa të mbifaturuara dhe kanë fituar të drejtën që OSHEE t’ju kthejë mbrapsht detyrimin. Këto detyrime në fakt duhet t’i shlyente CEZ-i, por pas largimit nga Shqipëria përveç problemeve të tjera që la pas, la edhe një borxh prej 41.8 milionë lekë, që ishte keqfaturuar dhe që duhet t’ju kalojë qytetarëve. Në këtë mënyrë kryeministri Rama e quajti një dëm ekonomik ndaj konsumatorit dfhe përmes faturash aforfe janë vendosur gjoba arbitrare të padrejta. FATURAT E OSHEE QË DO FSHIHEN NGA SISTEMI SHKODËR 13,234 FATURA DËM EKONOMIK ABONENTË FAMILJARË 12,485 FATURA ABONENTË PRIVAT 605 FATURA ENERGJI E PA MATUR ABONENTË FAMILJARË 28 FATURA ABONENTË PRIVAT 116 FATURA