Trembëdhjetë bashki të Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shpallur fituese të projekteve të Programit Ndërkufitar IPA Shqipëri-Mali Zi mbështetur nga Bashkimi Europian me një vlerë prej 2.1 milion eurosh. Pjesë e përfituesve do të jenë ndër të tjera bashkia Shkodër, Malësi e Madhe, Vau Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz. Ceremonia për ndarjen e granteve për fituesit u zhvillua në Shkodër në mjediset e hotel “Colosseo”. Koordinatori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik Ilir Beqaj u shpreh se fokusi kryesor janë punësimi, turizmi dhe mbrojtja e mjedisit.

Në një kohë kur kërcënimet për shumë shtete, qofshin biologjike por edhe kibernetike janë prezente, mbështetja e Bashkimit Europian është tejet e rëndësishme tha Beqaj.
I deleguari i Bashkimit Europian në këtë ceremoni të shpalljes së fituesve në programin ndërkufitar IPA Andrea Vera u shpreh se projektet e bashkive aplikuese kanë ardhur vetëm duke u përmirësuar.

Të pranishëm në ceremoninë e shpalljes së projekteve fituese ishin edhe përfaqësues të qeverisë së Malit të Zi duke qenë se aksionet e projekteve ndërkufitare IPA do të përqëndrohen në të dy kufinjtë e vendeve fqinje për punësimin e qëndrueshëm dhe rritjen gjithëpërfshirëse ekonomike.

Artikulli paraprakDOSJA “MCGONIGAL”/ XHAÇKA: OPOZITËS I KANË SHTERUAR IDETË
Artikulli tjetërTRAGJEDIA NË GREQI, 57 VIKTIMA NGA PËRPLASJA E TRENAVE, DYSHOHET SE MES TYRE KA SHQIPTARË!