21-janari i vitit 2011 ishtë një krim shtetëror kunder njerezimi, që u bë nga qeveria e saj kohe dhe që nuk është hetuar ende.Kështu shprehet xhaxhai i Aleks Nikës, të riut lezhjan që u vra nga plumbat e gardës së republikes në demostraten e 13 viteve më parë në Tiranë.Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, Mark Nika thotë se drejtesia i ka prere në besë, duke mos e hetuar siç duhet këtë cështje.
Vendimi i strasburgut që e cilësoi 21-janarin një krim shtetëror të pa zbardhur, ka kthyer shpresen tek familja Nika se kjo çështje do të rihetohet dhe përgjegjesit të marrin dënimin konform ligjit.
Aleks Nika nga Lezha, djali i vetem i familjes dhe babai i dy vajzave të mitura ishte një ndër katër viktimat e demostratës së 21-janarit të vitit 2011 në bulevardin dëshmoret e kombit në Tiranë.