13 vjet nga tragjedia e 9 janarit, familjarët e viktimave janë mbledhur në qytetin e Vlorës për të bërë homazhe, duke hedhur lule në det.

Ata kanë përsëritur akuzat ndaj strukturave të atëhershme shtetërore se, lanë në mes të detit familjarët e tyre. Ata kanë kërkuar sërish gjetjen dhe dënimin e fajtorëve dhe janë shprehur se kanë ende shpresë se do të bëhet drejtësi. Për shkak të motit të acartë dhe dallgëve të mëdha, 9 janarin e vitit 2004 gjetën vdekjen 28 nga 36 persona që ndodheshin në bordin e gomones që synonte të arrinte brigjet e Italisë. Ndërkohë, 8 të tjerëve nuk u janë gjetur ende trupat. Viktimat ishin kryesisht nga Shkodra dhe Lezha.

Artikulli paraprakNASA: 2 GURË GJIGANTË HAPËSINORË JANË NISUR DREJT TOKËS
Artikulli tjetërNGRICAT, PROBLEME NË RRJETIN UJËSJELLËS