13 vite pas tragjedisë së 9 janarit ku humbën jetën 28 të rinj e të reja në afërsi të brigjeve të karaburunit, familjarët e viktimave duke u shprehur se dosja është e plotësuar, kërkuan dënimin e përgjegjësve të vërtetë të kësaj ngjarjeje.

Në deklaratën e kësaj shoqate, familjarët u shprehën se strukturat politike kanë bllokuar zbardhjen e kësaj tragjedie. Shpresa e fundit për këta familjarë është zbatimi i reformës në drejtësi si mundësi për dënimin e të implikuarve në këtë ngjarje që sipas tyre sot gëzojnë poste shtetërore.

Tragjedia e 9 Janarit 2004 përkujtohet çdo vit nga familjarët e viktimave, që mesa duket janë të vetmit që do të vazhdojnë gjithmonë betejën për zbardhjen e së vërtetës.

Artikulli paraprakZJARRI, INSPEKTIM NGA EMERGJENCAT CIVILE
Artikulli tjetërMINISTRI DERVISHAJ INSPEKTON PUKËN