Lindi nje femije i shendetshem, ndersa ne moshen 4 vjecare prinderit do te mesonin qe femija i tyre vuante nga semundja distrofia muskulare.

Historia e trishte ka te beje me 13 vjeçarin Gjuliano Gjoni nga fshati Rrile i Lezhes i cili prej pak vitesh leviz ne nje karroce elektrike.Ndersa kurimi i tij kushton 250 mije euro.

Gjuliano eshte femija i vetem i bashkeshortve Gjoni, ndersa 3 pjestaret e kesaj familje jetojne ne nje shtepi me qera. Perballe te gjitha veshtiresive Gjuliano sfidon cdo pengese qe i del perpara.

Per te shkuar ne shkolle ai pershkon nje ruge prej gati 2 km. Ai nuk eshte vetem, eshte shoku u tij me i ngushte Flavio qe i qendron prane dhe kujdeset kurdohere per Gjulianon.

Bashkemoshataret e tij e duan shume po ashtu edhe stafi pedagogjik i shkolles “Marash Gjoni”. Drejtoresha e kesaj Shkolle Lina Guri ngre shqetesimin per mungesen e vemendjes nga pushteti vendor, per disa kerkesa qe jane drejtuar institucioneve dhe qe nuk ka marre asnjehere mbeshtetje.

Nena e Gjulianos Flutura Gjoni tregon per veshtiresite me te cilat e ka perballe jeta. Ajo mes lotesh thote se kurimi i te birit kushton 250 mije euro.

Shpresat per te gjetur shumen qe iu duhen dy prinderve per kurimin e djalit te tyre te vetem jane te pakta, ndersa thirja e nenes Flutura Gjoni eshte per te gjitheve ata qe kane mundesi per ndihme qe edhe djali i tyre te ece ne kembet si bashkemoshataret e tij.

Artikulli paraprakPËRFUNDON “MEMORIALI NDËRKOMBËTAR I BOKSIT”
Artikulli tjetërNDALOHET HAJDUTI 31 VJEÇAR, VIDHTE ÇFARË GJENTE