Një 13 vjeçare ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital, pasi është plagosur me sende të forta.

Policia e Tiranës bën me dije se e reja me iniciale K.B, është shoqëruar nga babai i saj për në spital ku edhe ka ndërruar jetë, duke mos dhënë detaje të tjera,

Por, burimet bëjnë me dije se vajza është qëlluar me sende të forta. Policia ka shoqëruar babain e saj, por dëshmia e të cilit është e vështirë për shkak se ai është shurdh-memec.

Njoftimi: Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA E SHPRESAVE MPOSHTET NË MINUTAT E FUNDIT PËRBALLË SPANJËS
Artikulli tjetërZBARDHET MASAKRA E MATIT ,MUND TE KISHTE ME SHUME VIKTIMA