Mbi 130 kilogramë marihuanë janë zbuluar mbrëmë në kalimin kufitar Bogorodica në Maqedoni në një kamion me targa të Shqipërisë.

Drejtuesi i mjetit, 37 vjeçar shtetas i Shqipërisë, është paraburgosur dhe i’u është caktuar masa e ndalimit 30 ditë heqje lirie.

Droga është gjetur në një hapësirë të veçantë në pjesët e kamionit, ndërsa ka qenë e paketuar në 32 qese plastike.

Shoferi është arrstura menjëherë nga policia, ndërsa për shkak rrezikut nga arratisja, pas kërkesës së Prokurorisë Publike në Veles, gjyqtari me procedurë të më herësh me ka caktuar 30 ditë heqje lirie.

Artikulli paraprakGRABITJA 100 MILONË, FAMILJA KËRKON HETIME TË THELLA
Artikulli tjetërSHQIPTARI BEN PLAGOSJE, POLICIA ZVICERANE KËRKON GRUAN DESHMITARE