Nuk njeh përmirësim situata e krijuar nga përmbytjet në bashkinë Shkodër. Si shkak I reshjeve intensive në 24 orëte e fundit, sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura u zgjerua në 1330 hektarë, rreth 580 hekatë më shumë se një ditë më parë. Nga raportimi periodic I bashkisë Shkodër, bëhet me dije se hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.35m, ku krahasuar me nëj ditë më parë ka një rritje prej 60cm të nivelit të ujit. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.58 m.

Në krahasim me raportimin e një ditë më parë ka rritje të nivelit të ujit me 40cm. Ndërsa, hidrometri I lumit Drin shënon kuotën 7.15m dhe niveli I ujit në 24 orët e fundit është rritur me 75cm. Prej ditësh ka edhe prurje të shumta në lumin Kir. Në nëjsinë administrative Ana e Malit, situata e krijuar mbetet serioze.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura është zgjeruar me 370 hektarë. Në total sipërfaqja e tokave të përmbytura arrin në 850 hektarë, ku më problematike situata mbetet në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë. Rruga që lidh fshatin Obot me Oblikë vijon të mbetet e pakalueshem me mjete të ulëta pasi niveli I ujit arrin në 85cm.

Ndërkohë, në njësinë administrative Dajç, sipërfaqja e tokave me prezencë uji shënon 460 hektarë, rreth 200 hektarë më shumë se një ditë më parë. Në njësië Velipojë sërish ka aptur një përkeqësim të situatës, ku 20 hektarë tokë janë sërish nën pushtetin e ujit. Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Në njësitë Gur I Zi dhe bërdicë vijon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin.

Ndërsa në njësinë Rrethina, krahasuar me një ditë më parë, siëprfaqja e tokave bujqësore vlerësohet në 10 hektarë, dy hektarë më shumë gjatë 24 orëve të fundit. Sipas llogaritjeve të IGJEUM, sot dt. 25 dhe nesër dt. 26 Janar 2021, si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara.

Artikulli paraprakDAJÇ, “BASHKIA DHE PREFEKTURA TË BASHKËPUNOJNË”
Artikulli tjetërOBOT, KRYEPLAKU: ÇDO BANORË TË DËMSHPËRBLEHET